Fshehu dënimin, KQZ kërkon t’i hiqet mandati i Këshilltarit Bashkiak për Beratin, Florenc Xhindit

550
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar në mbledhjen e sotme heqjen e mandatit të Këshilltarit Bashkiak Florenc Xhindi, në bashkinë Berat. Kërkesa erdhi pas diskutimit të pikës në rendin e ditës, ‘për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumëmërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’”.
Nga dokumentacioni i paraqitur ka rezultuar se Florenc Xhindi ka fshehur dënimin për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Sipas KQZ, një dënim i tillë nuk ishte shkruar në formularin e vetëdeklarimit, por nga ana e Florenc Xhindit është deklaruar vetëm në datën 12 janar 2018, kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte nisur verifikimet ndaj tij.
Në mbledhjen e sotme, kreu i KQZ Denar Biba tha se “do të bëjmë kallëzim për falsifikim ndaj tij”.
Sigal