Fshehu 2.6 mln $ si drejtoi i KESH e deputet, padi Harasanit

479
ILDKPKI kallëzim ish-deputetin Andis Harasani pasi fshehu 2.6 milionë dollar me kontrata fiktive e transferta bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sipas kallëzimit të dorëzuar në prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së Harasanit si drejtor i KESH në periudhën (2003-2005) dhe deputet në periudhën (2005-2012) rezulton se ka bërë deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 dollarëve. 
Ish-deputeti Harasani pak kohë më parë ka hedhur poshtë pretendimet e ILDKPI-se për fshehje pasurie, ndërsa pritet që hetimet pas këtij kallëzimi të hedhin dritë mbi pasurinë 2.6 milion dollarëshe. Ish-deputeti i legjislaturës 2005-2012 Andis Harasani ka mbajtur dhe për dy vjet postin e drejtorit të Korporatës Energjetike Shqiptare.
Sigal