Frroku kërkesë Kuvendit: Heq dorë nga mandati i deputetit

400
Deputeti Mark Frroku ka vendosur të heqë do të nga mandati i tij. Nëpërmjet një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Frroku kërkon të mos ketë më mandatin e deputetit. Kjo kërkesë është konfirmuar edhe nga vetë avokati i deputetit, Saimir Vishaj, i cili shprehet se klienti i tij “tërhiqet pa pritur vendimin e kushtetueses”.

Çështja “Frroku” është dërguar në Kushtetuese nga Këshilli i Mandateve. Deputeti Mark Frroku ka mbi 6 muaj që nuk merr dot pjesë në seanca, ndaj ditën e sotme i ka dërguar kërkesë Kuvendit për dorëzimin e mandatit.
Sigal