Frroku/ Gjykata e Lartë refuzon lirinë me kusht, reagon avokati: I drejtohemi Strasburgut

447
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Mark Frrokut për lirim me kusht. Deputeti, tashmë në qeli, ofroi garanci pasurore dhe kërkoi mundësinë për të qenë i pranishëm në procesin në Belgjikë.
Avokati i Frrokut, Saimir Vishaj tha për mediat se do të padisë në Strasburg shtetin shqiptar për shkelje procedurale. Frroku është kërkuar nga gjykata belge që të paraqitet në seancën e 19 tetorit.
“Do t’i drejtohemi Gjykatës së Stasburgut për të paraqitur këtë vendim dhe nuk i fshihemi drejtësisë belge. Do të kryejmë të gjitha mjetet tona ankimuese për të qenë të pranishëm më 19 tetor 2015 në gjykatë. Asnjë lloj gjykate në botë nuk mund të ndalojë një person”, tha Vishaj.
Sigal