Fronti i partive opozitare thirrje Llallës: Heto Saimir Tahirin

591
Fronti i Partive Opozitare i ka bërë thirrje sot Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla që të nisë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi implikimit të këtij të fundit në përgjimet e trafikantëve të drogës të arrestuar në Itali.

Pak pas tryezës së partive opozitare, të iniciuar nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, fronti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Prokurorisë shqiptare me atë italiane për zbardhjen e kësaj çështje si dhe vënien para drejtësisë të gjithë individëve të implikuar në trafik.

“Fronti shprehet i vendosur që se bashku me qytetarët do të ta realizojë me të gjithë mjetet demokratike këtë kërkesë. Ky Front i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë urgjent dhe kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për Ministrin Sajmir Tahirin dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe të tjerë, që të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve të zbul

uara së fundmi. Të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kësaj qeverie me trafiqet implikim e tyre në bashkëpunim kriminal për blerjen e votës së 24 qershor 2017.

Ky front i bën thirrje çdo organizim qytetar apo të shoqërisë civile të çdo qytetari të bëhet pjesë e kësaj beteje historike për të mbajtur sistemin tonë demokratik, sigurinë kombëtare dhe sigurinë e fëmijëve tanë.”, thuhet në një pjesë të deklaratës së përbashkët të partive opozitare.



Sigal