FRESSH proteston kundër kandidatit të PD:Bozho të japë llogari për akuzat

104
Kreshnik Bozho kandidati i Partisë Demokratike në Bashkinë e Sarandës ka legalizuar në kundërshtim me ligjin pallate në kryeqytet gjatë kohës kur ishte drejtor i ALUZINI-t në Tiranë 
Kështu deklarojnë të rijntë e Forumit Rinor Eurosocialist dega Sarandë, të cilë pasditen e së mërkurës kanë zhvilluar një tubim në shëtitoren e qytetit. 
Sipas protestuesve, Kreshnik Bozho, nuk duhet të jetë një alternative për qytetin e Sarandës, pasi më më parë ai duhet të japë sqarime për abuzimet e tij në kohën kur drejtonte ALUIZNI-n.
Protestuesit i kanë kërkuar Bozhos të japë llogari për akuzat që vijnë në drejtim të tij pasi në të kundërt protestat do përshkallëzohen.