FRESSH-istët në emision, Berisha kryqëzon Dudushin: Ty Alban të takonte të nxirrje jashtë Edi Ramën

534
Sigal

Ish kryeministri i Partisë Demokratike, Sali Berisha replikoi edhe me drejtuesin e emisionit “Top Show”, Alban Dudushin, në lidhje me të ftuarit në panelin e studentëve, gjatë përballjes me Ramën.

Emision në të cilin ishte i ftuar kryeministri Edi Rama dhe studentë, që u etiketuan në rrjetet sociale dhe media si FRESSH-istë.

Berisha i tha gazetarit Dudushi se ai duhet ta kishte nxjerrë Ramën jashtë nga emisioni në kohën kur ai ju “vërsul studentëve”.

“Ti kishe ftuar FRESSH-istët për të dialoguar me Ramën. Kishe thirrur aty fansin e Taulant Ballës, kuratorin e tij të Facebook-ut. Ti duhet ta kishe nxjerrë Ramën jashtë nga studioja, kur iu hakërrye studentëve.Ty Alban të takonte të nxirrje jashtë Edi Ramën, kur ai ju vërsulej studentëve ti duhet ti thoshe dil jashtë”, tha Berisha.