Freddy Roosemont:Azilkërkuesit shqiptarë problem në Belgjikë

456
Sigal

Freddy Roosemont, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve në Belgjikë erdhi urgjent në Tiranë për të biseduar për shqetësimin e madh që kanë krijuar azilkërkuesit shqiptarë në Belqgjikë. Freddy Roosemont: Mbeten 2 çështje që na shqetësojnë, pavarësisht uljeve, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë mbetet i lartë. U rekomandoj shtetasve shqiptarë që vijnë në Belgjikë, të vijnë jo për të paraqitur kërkesë për azil. Kërkesat e tyre do të trajtohen në mënyrë shumë të shpejtë dhe përgjigjja është e garantuar që do të jetë negative dhe do të rikthehen në Shqipëri, qoftë vullnetarisht, qoftë në mënyrë të detyruar. Dhe kthimi i detyruar do të thotë jo vetëm një ndalim administrativ, por edhe shoqërim dhe riatdhesim në Shqipëri, me policë belgë. Theksoj gjithashtu se një shtetas shqiptar që paraqet një kërkesë azili në Belgjikë dëmton imazhin e Shqipërisë dhe është i dëmshëm edhe për vetë individin. Çdo shtetas shqiptar duhet të këtë një qëllim të qartë për vizitën që do të kryejë në Belgjikë. Të ketë mjete të mjaftueshme financiare për kohën e qëndrimit në Belgjikë dhe të shpjegohet pranë autoriteteve belge të kufirit se pas një qëndrimi 90 ditor ose 3-mujor në Belgjikë, do të rikthehet në Shqipëri. Në rast se nuk përmbushen këto kritere, atëherë refuzimi i hyrjes në Belgjikë që në pikën kufitare është i garantuar.