Franca vë veton, nuk hapen negociatat. Kundër Shqipërisë edhe Holanda e Danimarka

500
Sigal

Vetoja e Francës bllokon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit europian. Mediat më në zë italiane shkruajnë se Shqipërisë nuk do i hapenj negociatat as këtë vit. Mediat e njohur italiane “TgCom” shkruan se Franca ka vendosur “veton” duke bllokuar kështu hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të hapë dritën jeshile për të dy vendet e Ballkanit, me gjithë një shumicë të madhe të partnerëve evropianë që janë në favor të rekomandimit të formuluar nga Komisioni.

Edhe “Ansa” konfirmon se Franca ka vënë veton për hapjen e negociatave, duke theksuar se përveç Parisit, edhe Holanda dhe Danimarka kundërshtojnë hapjen e negociatave vetëm për Shqipërinë.

“Apelet e përsëritura të Komisionit Europian, Parlamentit Europain dhe Tiranës dhe Shkupit duket se nuk e bindën presidentin francez që këmbëngul në reformimin e të gjithë procesit të zgjerimit për ti dhënë më shumë besueshmëri. Vetëm atëherë sipas tij BE mund të pranojë vende të tjera. Ky pozicion i Makron duket se i shërben edhe për të frenuar forcat populiste në vendin e tij. Letrën e fundit mbi tavolinë e vuri Finlanda për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Të sakrifikohet Tirana për të shpëtuar Shkupin si një tentativë për të mos destabilizuar rajonin. Nëse liderët e BE-së nuk na japin dritën jeshile, qeveria jonë është e vdekur” – është shprehur kryeministri maqedon Zoran Zaev. Por edhe mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut duket se nuk e kënaq Parisin, por edhe disa vende të tjera si Italia që këmbëngulin për të çelur negociatat me të dyja vendet”, shkruan ANSA.