Fran Frrokaj ka marrë detyrën si kreu i ri i bashkisë së Lezhës

404
Fran Frrokaj ka marrë sot detyrën si kreu i ri i bashkisë së madhe të Lezhës. Por, që në ditën e parë zyrtarisht si kryebashkiak përfaqësuesi i PD-së ka marrë “disfatën” e parë. Kjo pasi këshilli bashkiak do të drejtohet nga një i majtë. Gjok Noka do të jetë kryetar i këshillit pasi mori shumicën e votave. Të djathtët nuk paraqitën asnjë kandidaturë dhe nuk morën pjesë në votim, ndërsa në sallën e mbledhjes ishte dhe kreu i ri i bashkisë. 

Frokaj ka bërë betimin duke risjellë në kujtesë problemet e shumta që ka kjo njësi vendore. Pas betimit, Frrokaj ka marrë rrugën drejt zyrës së kryetarit ku e priste kryetari në ikje, Viktor Tushaj. Një shtrëngim duarsh mes tyre dhe më pas kanë vijuar me batuta politike, por me emërues mirëmenaxhimin e fondeve për këtë njësi vendore. Pas këtij momenti, Tushaj u largua nga dera e pasme e bashkisë, ndërsa Frrokaj u takua me përkrahësit e tij.
Sigal