Fox News i bën jehonë letrës së senatorëve dërguar Sekretarit Tillerson për Shqipërinë

496
Rrjeti televiziv amerikan “Fox News” i ka bërë jehonë letrës së 6 senatorëve amerikanë dërguar Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, të cilët shprehin shqetësimin për drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
“Fox News” ka pasqyruar letrën e 6 senatorëve, ku shkruajnë gjithashtu se miliarderi amerikan George Soros, përmes shoqatave të tij po ndikon në politikën e Shqipërisë por dhe në atë të Maqedonisë.
“Duke vënë në dukje jo vetëm situatën në Maqedoni, të cilën ata e përshkruajnë “si një aktivitet alarmant në këtë rajon të paqëndrueshëm”, ata vënë theksin edhe për gjendjen në Shqipëri”, raporton televizion amerikan.
Gjashtë senatorët e njohur amerikan, në pjesën për Shqipërinë në letrën e tyre, ata shkruajnë: “Politikanë të nderuar nga Shqipëria kanë deklaruar se diplomatë amerikanë dhe organizata të Soros ndikojnë në çështje të caktuara politike në vendin e tyre. Veprime të tilla me efekte destabilizuese në një vend të NATO-s janë të qarta dhe përbëjnë kërcënim për përkeqësim të mëtejshëm të situatës, duke pasur parasysh se Shqipëria këtë vit mban zgjedhjet parlamentare”.
Senatorët republikanë që kanë shkruar këtë letër për Sekretarin Amerikan të Shtetit janë: Ted Cruz, Michael S. Lee, Thom Tills, James M. Inhofe, David A. Perdue dhe Bill Cassidy.
LINK
Sigal