FOTO+VIDEO/ Rinis protesta e studentëve, çfarë po ndodh nëpër fakultete

511
Sigal

Studentët janë rikthyer në protesta pas pushimeve të fundvitit, ndërsa u kanë vënë kyçin fakulteteve.

Pranë Fakultetit Ekonomik dhe atij të Histori-Filologjisë, studentët janë grumbulluar në rrugë.

Ndërsa numri i tyre në rrugë nuk është aq masiv sa ishte paralajmëruar, studentët thanë se kjo vjen për shkak të presioneve ndaj tyre, por edhe ndaj prindërve të tyre.

“Ndoshta nuk na bashkohen në shesh, sepse janë bërë presione por protesta më e madhe është bojkoti total i mësimit.

Edhe nëse nuk na bashkohen i kuptojmë, sepse u është bërë presion edhe prindërve për t’i futur nxënësit në mësim”, tha një studente e cila shpjegoi edhe se çfarë përfshin marrëveshja e nënshkruar me studentët e Kosovës e firmosur një natë më parë.

“Marrëveshja parashikon se në protestat tona ata të vijnë të na mbështesin ne, e ne të jemi në mbështetje të tyre. Do të ketë edhe nga Kosova”, – tha ajo.

Një tjetër tjetër studente tha: “Tentative për të na përçarë ka pasur gjatë të gjithë kohës, për aq kohë sa do të vijojë protesta do të ketë, por përçarje nuk ka pasur. Largimi i Lindita Nikollës nuk është zgjidhja, por plotësimi i kërkesave”.

Nga ana tjetër në lidhje direkte nga Universiteti Politeknik i Tiranës, gazetarja Mirilda Tili u shpreh se ka pak studentë para korpusit dhe se studentët nuk janë ende të qartë nëse do të bashkohen para Kryeministrisë, apo do të vijojnë ashtu siç kishin paralajmëruar me dy vatra proteste.

Ndërkohë bojkoti i mësimit vijon edhe në qytete të tjera të vendit.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shihen studentë nga Elbasani që po udhëtojnë për t’iu bashkuar studentëve para Kryeministrisë.

VIDEO: