FOTOLAJM/ Të qeshur pas ndryshimeve dhe posteve të reja, çfarë nuk u pa në kamera pas përfundimit të Asamblesë së PS

918
Sigal

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së ka njoftuar ndryshimet e reja që janë bërë brenda partisë.

Rama ka shkarkuar live kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti dhe ia ka ngarkuar funksionin e saj, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit.

Rama ka shkarkuar nga drejtues i Qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushatin, detyrë të cilën ia ka besuar kryebashkiakut të ri, Valdrin Pjetrit.

Po ashtu dhe Qarku i Lezhës nuk do të drejtohet më nga Lindita Nikolla, ndërkohë që këtë funksion Rama ia ka ngarkuar Sandër Lleshajt.

Lindita Nikolla është emëruar sekretare për burime njerëzore në PS.

Në Tiranë do të drejtojë bashkërisht Elisia Spiropali dhe Ervin Bushati, ndërkohë që Blerina Gjylametit iu caktua koordinimi dixhital i partisë online.

Gent Cakajt i është dhënë funksioni i parë në parti, ai do të jetë Sekretar i Rinisë, ndërsa Ilir Beqja-sekretar për koordinimin e punës së këshillave.

Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes, duket se socialistët kanë qenë të gjithë të buzëqeshur, edhe pse nuk kanë pranuar të flasin para kamerave./Foto-LSA/