Fotolajm/ “Shqipëria ka punë, por duhen profesionistë”

496
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi dje përmes disa fotove të bëra nga qytetarët, disa avionë të vegjël që fluturuan në Seman dhe Divjakë, se po bëhet trafik droge drejt Italisë, njësoj si në rastin e Riformatos. Sot, ish-Kryeministri ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama përmes një foto të publikuar në Facebook, në lidhje me shprehjen “Shqipëria ka punë, por duhen profesionistë”. Fotografia e publikuar nga Berisha është pikërisht një avion i vogël që transporton kanabis dhe që e shoqëron me diçiturën: “Punë ka por duhen specialista”. Berisha akuzon Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si të implikuar në trafikun e drogës me avionë drejt Italisë. Kujtojmë se një avion i tillë u kap dy vite më parë në plazhin e Divjakës dhe u arrestua piloti italian Giorgio Riformato dhe disa persona të tjerë të përfshirë.