Fotoja me Obamën, PD: Rama hesht për 80 mijë dollarët

491
Për të disatën ditë me radhë, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po fsheh një krim federal të kryer në SHBA, duke iu referuar foton me presidentin Obama në vitin 2012. Nënkryetari i PD-së, Arben Ristani, ka deklaruar për këtë skandal siç e cilësoi ai, kanë shkruar të gjitha mediat e huaja.
“Shtetasi i huaj numër 2, Edi Rama, siç referohet në shtypin ndërkombëtar, ka futur 80 mijë dollarë në fushatën e Obamës në mënyrë të paligjshme. Foto që e përdori në vitin 2012, – tha Ristani. – Për përfshirjen e tij në këtë krim federal, kanë shkruar gazetat më të mëdha të globit. Bilal Shehu, shtetasi i huaj numër një, ose dorazi, pritet të dënohet në vjeshtë me burg dhe me 250 mijë dollarë gjobë”.
Sipas Ristanit, “prositësi, Edi Rama, duhet të merret menjëherë në hetim nga prokuroria për fshehje të pasurisë dhe mashtrim. Ku i mori paratë? Kush është burimi i tyre? Janë para të ligjshme apo vijnë nga aktivitete kriminale të paligjshme? Këto janë pyetje që shtetasi i huaj numër dy, nuk i shmang dot. Sa më shumë i largohet këtyre pyetjeve, aq më shumë duket si autor i këtij krimi”, – përfundon Ristani.
Sigal