Fotoja e Ramës me Obamën, Argeros shpallet fajtor

431
Çështja e fotos së kryeministrit Edi Rama me presidentin Barack Obama është publikuar sërish në mediat e huaja. “Politico.eu”, në një artikull thekson se të hënën një person në Florida u shpall fajtor, pasi kishte marrë pjesë dhe mbuluar këtë çështje.
“Një person në Florida u shpall fajtor të hënën, pasi ka marrë pjesë dhe mbuluar një nga ngjarjet, ku përmendet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Bëhet fjalë për mbledhjen e fondeve të presidentit Barack Obama, në tetor të vitit 2012, disa javë para zgjedhjeve, – citon “Politico.eu”, – Para Gjykatës Federale në Neë Jersey biznesmeni 57-vjeçar William Argeros ka pranuar akuzat se ka ndihmuar dhe bashkëpunuar në një donacion të paligjshëm, duke bërë edhe deklarata të rreme. Argeros dha 75.800 dollarë në fondin për fitoren e Obamës në vitin 2012 dhe më pas ka dhuruar 100 mijë dollarë në vitin 2013”.
Sipas asaj që shkruan “Politico.eu”, Argeos ka pranuar se bashkë me shoferin e limuzinës nga Neë Jersey, Bilal Shehu ka marrë 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe këto janë çuar në fondin e fitores së Obamës, një komitet i përbashkët për mbledhjen e fondeve për rizgjedhjen e Obamës dhe mbështetjen e kandidatëve të tjerë demokratë. Këto para u përdorën që Rama të merrte pjesë në aktivitetin e Obamës. Në atë kohë Edi Rama po përpiqej që të fitonte zgjedhjet në Shqipëri. Më vonë Rama përdori foton me Obamën për të treguar se presidenti mbështeste zgjedhjen e tij dhe në qershor të vitit 2013 Rama fitoi zgjedhjet”.
Sigal