FOTO/ Vizita në Medvegjë të Serbisë, ja kë takoi sot Presidenti Meta

549
Presidenti Ilir Meta vijon vizitat e tij në Medvegjë, ku ndodhet prej dy ditësh atje.
Mëngjesin e sotëm kreu i shtetit shqiptar e kaloi me fëmijët dhe mësuesit e shkollës Zenel Hajdini në Tupallaj.
Nga atje ai uroi një javë të mbarë në praag të Festave Kombëtare.
Në mbrëmje kreu i shtetit shqiptar i ulur në një tryezë me banorët e Medvegjes i është bashkuar atyre në një tryezë nën tingujt e çiftelisë.
“Në Medvegje u ndjeva me mire se ne vendlindjen time. Shqiptaret ne Medvegje, Bujanoc e Presheve gjithmone ne vemendjen time. Uroj qe Beogradi te marre vendimin e duhur per pavaresine e Kosoves, ne kohen e duhur, ne interes te gjithe rajonit,” u shpreh ai.


Sigal