FOTO/ Të tjera filmime për inspektorin Bajrakurti: Kërcënoi dhjetra gra, monstra i regjistronte dhe…

646
Sigal

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar të tjera pamje të efektivit të policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti.

Salianji ka publikuar një tjetër foto të turpshme të Bajrakurtit dhe shton se kanë qenë dhjetra gra që e kanë denoncuar në komisariat, po rastet janë shpërfillur dhe nuk është marrë asnjë masë në drejtim të tij.

Deputeti demokrat shprehet se posedon edhe video të veprimeve të turpshme të Bajrakurtit po ka vendosur që të mos i bëjë publike.

Reagimi i Salianjit:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi. Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punonjës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

Tjeter filmim per inspektorin Berhan Bajrakurti

Kujtojmë se për këtë çështje gjatë ditës së sotme ministri i brendshëm Sandër Lleshaj kreu një vizitë në Malësinë e Madhe, ku tha se nuk po gjendej denoncuesi i rastit të policit.

Pjesë nga biseda me gazetarët:

Pyetje: Z.Ministër, keni thënë që fytyra e policëve do jetë fytyra juaj. Kështu ju kemi dëgjuar?

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?

Lleshaj: Cili polic?

Pyetje: Polici për të cilin ka një videoskandal…

Lleshaj: Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë.

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncimi i familjes?

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!

Pyetje: Pse mbahet i arrestuar atëherë nëse nuk ka një denoncues?

Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.