FOTO/ Studentët protestues i çojnë dhurata Edi Ramës, ja çfarë

511
Sigal

Edhe pse për shumëkënd sot është një ditë pushimi, studentët që protestojnë prej javësh në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kanë menduar një dhuratë të veçantë për kryeministrin Edi Rama.

Ata kanë vendosur që ti dërgojnë Ramës një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit, meqë sot është Krishtlindje dhe javën e ardhshme Viti i Ri.

‘Të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të jesh më serioz dhe Kushtetutën e vendit që ta respektosh’, shprehen studentët.

Kjo dhuratë për Ramën u paralajmërua që dje nga studentët u shprehën:

Nuk jemi që të iki një bionde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protesta masive me datë 7 Janar.

ImageImage