FOTO/ Studentët e Elbasanit bllokojnë rrugën

456
Sigal

Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë rifilluar sot protestën.

Fillimisht ata janë mbledhur para hyrjes së universitetit dhe më pas kanë marshuar në bulevardin kryesor të qytetit.

Me pankarta në duar dhe këngë patriotike studentët kanë mbushur rrugët e qytetit, ndërsa deklarojnë se nuk do të tërhiqen  deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

Ndërkohë është bllokuar përkohësisht qarkullimi në rrugën ku marshojnë studentët e Elbasanit.