FOTO/ ”Sa në hall është i shkreti!”, Rama del keq zbuluar. Komentuesit e paguar me të njëjtin tekst

514
Sigal

Qeveria Rama është akuzuar vazhdimisht për makinerinë e komentuesve online që paguhen në mënyrë të fshehtë, dhe sot është rasti kur në daljen e kryeministrit për studentët këta persona të futeshin më së shumti në punë.

Në një koment të kapur nga faqja Lolita, shihet sesi dy adresa të ndryshme postojnë të njëjtën fjali mbështetëse për kryeministrin. Pra as rolet nuk janë ndarë si duhet, dhe dy persona çuditërisht mendojnë po njësoj.

“I njëjti koment nga dy adresa të ndryshme. Sa në hall është i shkreti. I ka shteruar dhe fantazia!”, shkruan Lolita.