FOTO/ Rama i çon dhuratë në shtëpi për ditëlindje, tenori i njohur: Sot festoj për ministrat e PD në qeveri

466
Sot kryeministri Edi Rama i ka dërguar një dhuratë tenorit Agim Hushi për ditëlindje, pavarësisht se ai iu bashkua çadrës së opozitës, duke folur kundër qeverisë.
Këtë gjë e ka pohuar vetë tenori Hushi, i cili ka publikuar edhe fotot nga dhurata e kryeministrit. Hushi thotë se po feston me verën e zotit Rama freskimin e qeverisë me ministrat e rinj.

“Sot me erdhi dhurata e ditëlindjes nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti Edi Rama!

I jam mirënjohës për këtë kënaqësi që më dhuroi dhe për përkujdesjen e tij!

Kjo është Shqipëria që duam: s’ia vlen të mbjellim palma dhe të shkulim shpirtra njerëzish!

Unë po e festoj sot me verën e Zotit Rama freskimin e qeverisë me ministrat teknikë dhe zbatimin e marrëveshjes me opozitën si një ngjarje madhore në historinë e mirëkuptimit politik dhe harmonisë qytetare shqiptare! Faleminderit Zoti Rama! Gëzuar”, shkruan artisti.
Sigal