FOTO/ Protestuesit ‘i veshin’ policët me flamur, nuk preket asnjë gjethe e Kryeministrisë

456
Sigal

Mijëra studentë janë mbledhur dhe mijëra të tjera po afrohen përpara Kryeministrisë në një protestë nga më paqesoret që është shënuar ndonjëherë në Shqipëri dhe më e gjata:  në të 14-n ditë të saj.

Policët janë rreshtuar para kryeministrisë duke ruajtur rendin, ndërkohë që studentët u janë afruar atyre dhe i kanë mbuluar me flamur. Policët po ashtu i kanë shtyrë me butësi të rinjtë dhe kanë vazhduar të qëndrojnë në vendet e tyre.

Vërehet se në shkallët e Kryeministrisë vazhdojnë të qëndrojnë të paprekura reklamat e aktiviteteve artistike që zhvillohen në hollin e saj dhe po ashtu, e pacenuar edhe pema e Krishtlindjeve. Lulishtja përreth godinës së qeverisë as nuk është shkelur nga studentët, një rregull ky që ata e kanë respektuar për çdo ditë të revoltës së tyre.

ImageImageImageImage