FOTO/ Premtohet një tjetër kullë në mes të Tiranës, denoncon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

599
Sigal

Aktualisht, zona e Ushtarit të Panjohur është një lulishte, por aty është projektuar të ndërtohet një kullë. Denoncimi bëhet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka publikuar edhe një foto të projektit.

“Kjo është lavatriçja tjetër e parave të pista që tashmë do i marri Tiranës dhe hapësirën te “Ushtari i Panjohur”. Qartësisht qyteti lavatriçe në mendjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë.

Çdo metër katror lavatriçe lanë mijëra euro para të pista të cilat futen në xhepat e të interesuarve duke fuqizuar kështu një klasë oligarkësh të cilët do mund të blejnë çdo lloj pushteti”, thuhet në reagim.