FOTO/ Përplasja Rama-Krichbaum e rekomandimi, ja çfarë thotë ‘beniamini i Merkeli’

513
Përplasja mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe deputetit gjerman me peshë në Bundestag, Gunther Krichbaum ka ndezur mjaft debat në Shqipëri.
Synimi është të kuptohet nëse Krichbaum është i vetëm në këtë qëndrim kundër hapjes së negociatave me BE-në.
Po si mendon për këtë çështje një emër i njohur për opinionin publik shqiptar, eurodeputeti gjerman, David McAllister?
I pyetur nga European Western Balkans, ai thotë se Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj integrimit.
‘Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten në agjendën e politikës së jashtme gjermane.
Kancelarja Angela Merkel është e përkushtuar në mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni.
Në Berlin, dhe veçanërisht mes anëtarëve përgjegjës të Bundetagut gjerman, nuk kam dëshmuar rënie të mbështetjes për politikat e zgjerimit.
Megjithatë, politikanët në Berlin i kushtojnë vëmendje faktit që vendet kandidate të përmbushin kriteret e vendosura të anëtarësimit dhe të zbatojnë reforma gjithëpërfshirëse në fusha vendimtare,” tha ai.


Sigal