FOTO/ Nesër votohet për kreun e PD, del fleta e votimit. Ja kush është i pari

465
Del fleta e votimit për kryetar të Partisë Demokratike. I pari në listën e votimit do të jetë Lulzim Basha.

Kryetari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Jemin Gjana tha se kjo është vendosur me short.

Emrat në listë do viheshin ose sipas rendit alfabetik të emrit ose të mbiemrit.

Por meqë anëtarët e komisionit nuk vendosën dot për njërin ose tjetrin, shorti i ra Bashës të jetë i pari.

103,952 anëtarë të Partisë Demokratike janë thirrur për të votuar për kryetarin e ri. Gara zhvillohet mes Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit.

Kjo garë ka ngjallur shumë debat brenda Partisë Demokratike.


Sigal