FOTO/ ‘Na kanë grabitur’, Ben Blushi bën publike tabelën e KQZ dhe ka një kërkesë

181
Kreu i Libra-s Ben Blushi nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për rinumërimin e të gjitha kutive të Tiranës. Blushi i cili mbeti jashtë Kuvendit kërkon që të rinumërohen të gjitha kutitë e votimit në Tiranë, pasi sipas tij, partia Libra është më e grabitura në këto zgjedhje.
POSTIMI I PLOTE
KQZ pranoi se të paktën 76 numërues kanë vjedhur vota në Tiranë në vetëm 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet të mjaftonte që gjithë qarku i Tiranës të rinumërohej. Në 64 kuti që rinumëroi KQZ mungojnë 50 vota për LIBRA, ndërsa në 7 kuti të tjera që u bënë publike mungonin 40 vota.
Kjo do të thotë se vetëm në 71 kuti në Tiranë, LIBRA-s i kanë vjedhur 90 vota. Mjafton vetëm kaq që KQZ ta rinumërojë gjithë Tiranën.
KQZ do ishte bashkëpunëtore në grabitje nëse nuk vendos të ndryshoje rezultatet duke rihapur të gjitha kutitë.
Edhe me kaq sa është njoftuar del se LIBRA është partia më e grabitur në këto zgjedhje çka është për turpin e atyre që e kanë bërë.