FOTO/ Mazhorancës i ‘’firojnë” deputetët, nuk plotëson dot 71 votat për rendin e ditës

520
Sigal

Paraditja e sotme ka  një sërë zhvillimesh, ndërsa Kuvendi ka ndërprerë punimet vetëm 5 minuta pas çeljes së seancës nga Gramoz Ruçi.

Shkak për këtë është bërë fakti që në Kuvend mungonin rreth 12 deputetë dhe Partia Socialiste e ka pasur të pamundur të fusë në rendin e ditës një marëvshje të cilën kërkoi ta miratojë me procedurë të përshpejtuar.

Nga radhët e PS mungonin 12 deputetë, po ashtu nga tabele elektronike bie në sy mungesa e Tom Doshit, Robert Bitrit dhe Dritanin Bicit të PDIU.

Duke qenë se nuk bëhëj kuorumi, PS ka kërkuar ndërprerjen e seancës, ndërkohë që Gramoz Ruçi ka ndërprerë votimin duke mos shfaqur në tabelen elektronike prezencën reale.

Kujtojmë se në Kuvend kanë qenë sot dhe dy deputetët e LSI-së, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka të cilët shkuan në Parlament për të mos djegur mandatet.

Nga ana tjetër PD dhe LSI kanë mbledhur sot deputetët e tyre në Vlorë, ku po denoncojnë situatën e krimit në qytetin bregdetar, edhe pse në Kuvend pritet që të kalojë sot ligji për Teatrin që do të sjellë dhe shembjen e godinës ekzistuese.

Të vetmit që kanë dalë sot në protestë janë aktivistët e shoqërisë civile dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të cilët kanë shprehur vendosmërinë e tyre se do ta mbrojnë me trup godinën e Teatrit.