Foto lajm: Vizita e parë e Presidentit Rrugova në SHBA

423

Vijojnë të mbeten
ende interesante fotot që dokumentojnë ngjarje të mëdha. Me rastin e
27-vjetorit që po i afrohet vizitës së parë të dr. Ibrahim Rugovës në Washington,
tetor 1989, sjellim për lexuesit dy foto të rralla që botohen për herë të parë.
Në foto janë Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjëll Sedaj në shtëpinë e Frank
Shkrelit në Falls Church, të shtetit Virginia, jo larg Washingtonit (Tetor,
1989), ku miqtë e dashur kaluan dy net e tre ditë, të shoqëruar nga
 aktivisti i komunitetit, Z. Simon Simolacaj. Mysafirët e lartë nga Kosova
erdhën për herë të parë për vizitë në Washington, pasi kishin marrë pjesë në
seminarin  me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit,
të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Universitetin
e njohur Fordham të New Yorkut.
Në foton tjetër janë Frank Shkreli me Dr. Ibrahim Rugovën dhe Dr. Engjëll
Sedaj në
Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington,
Tetor 1989. Ishte kjo vizita e parë e Presidentit të ardhshëm të Republikës së
Kosovës në Washington, por jo e fundit
.

 

Sigal