FOTO/ Kryemadhi ‘respekton’ PD-në, në Tropojë krah për krah me Bashën e Berishën

611
Azem Hajdari edhe pse nuk jeton më, ka arritur të mbledhë në vendlindjen e tij Bajram Curri politikanë të majtë e të djathtë. Në orën 11:00
në qendër të qytetit në Bashkinë e Tropojës është përuruar shtatorja e Azem Hajdarit. Të pranishëm përveç familjes Hajdari kanë qenë ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Princ Leka, Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit të Kosovës, Fatmir Mediu, si dhe deputetë të zonës.
Sigal