FOTO/ Ish-ministri i Drejtësisë i bashkohet Kryemadhit në protestë, bie në sy veshja e veçantë

592
Me fjalën e kryedemokratit Lulzim Basha është mbyllur edhe protesta e opozitës para Kryeministrisë ditën e sotme. Teksa kanë filluar të shpërndahen, protestuesit kanë vijuar të marshojnë përkrah kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, dhe atij të PD, Lulzim Basha, duke i shoqëruar deri në selitë përkatëse.
Ajo çka ka rënë në sy, është momenti kur ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është bashkuar marshimit të protestuesve përkrah Monika Kryemadhit.
Teksa ka vijuar marshimin drejt selisë së LSI, ka rënë në sy edhe stili i tij i veçantë i veshjes, me pallto, shall dhe kapele, edhe pse dita e sotme ishte me diell.
Sigal