FOTO/ “Iku, Iku”, si brohorasin deputetët demokratë për Ramën sapo Kryemadhi i afrohet foltores

453
Seanca plenare e kësaj të enjte po vijon mes tensionit dhe kaosit. Ndonëse deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, deputetët e mazhorancës kanë vijuar me miratimin e projektligjeve.
Deputetët e PD dhe LSI kanë refuzuar të marrin fjalën për këto projektligje, ndosëse kryeparlamentari Ruçi u ka thirrur emrat.
Prej fillimit të seancës, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, dhe bëjnë zhumrë duke përplasur tavolinat dhe duke thirrur “hajdut dhe kriminelë”.
Kryeministri Rama ka ndjekur nga vendi i tij këto zhvillime të tensionuara brenda sallës, por kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është bashkuar deputetëve demokratë rreth fotlores, ai ka lënë sallën.
“Iku, Iku”, filluan të bërtisnin deputetët demokratë, pas largimit të kryeministrit Rama nga salla e Kuvendit.
Sigal