FOTO/ Flamuri i SHBA me gjak në protestë, Basha: Rrugë tjetër nuk ka!

468
Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook ka kujtuar protestën e një dite më parë, duke postuar edhe foto nga përleshja e qytetarëve dhe deputetëve të PD-së me policinë, në tentativë për të hyrë brenda në Kuvend. Mes fotove dallon qartazi edhe ajo e një protestuesi që mban në duar flamurin e gjakosur të SHBA-ve.
E përveç fotove, ai ka edhe një mesazh politik, pasi thotë se ajo e djeshmja është rruga e vetme në një vend ku shkelet Kushtetuta.
STATUSI I PLOTE
Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në ç’do vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka! #Liri #Demokraci #Drejtësi
Sigal