FOTO/ Deputetët e PD hedhin tymuese në Kuvend, Rama e Ruçi mbrohen me çadër

548
Në situatë e pazakontë është krijuar në sallën e seancave plenare ditën e sotme. Gjatë kohës kur deputetët e PS votonin Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese me ngjyrë në drejtim të kryeministrit Rama.
Nga pamjet direkte nga seanca dhe fotot nga Kuvendi, duket se situata brenda sallës është e tensionuar.
Teksa vijonte hedhja e tymuese drejt foltores së Kuvendit dhe kryeministrit, punonjësit e Gardës i janë afruar Ramës dhe kryeparlamentarit Ruçi për t’i mbrojtur me çadër.


Sigal