FOTO/ 8 Marsi, presidenti Meta viziton fëmijët që nuk shikojnë. Ja mesazhi i tij

672
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar të gjithë, nënat dhe gratë me rastin e 8 Marsit. Ai ndodhet për njëe vizitë në Institutin e Fëmijëve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”.
Presidenti Meta ka bërë një vizitë në ambientet mësimore dhe në laboratorin ku printohen librat në alfabetin brail për nxënësit që nuk shikojnë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Meta iu uron 8 Marsin të gjitha grave e nënave nga ambientet e Institutit të Fëmijëve që nuk shikojnë.
‘Ndihem i privilegjuar të festoj 8 Marsin, ditën e grave, nënave dhe motrave në një mënyrë ndryshe’, është shprehur presidenti Meta.
Në Institutin e Fëmijëve që nuk shikojnë presidenti Meta u shpreh se ‘sëbashku me këta vogëlushë u urojmë mësueseve, nënave e personelit ndihmës Gëzuar 8 Marsin’.
“I uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit e këtij Instituti edhe për 7 Marsin që festuam dje.
Përkushtimi e puna e tyre ndaj fëmijëve me aftësi të kufizura meritojnë respekt e mirënjohje të thellë’, theksoi gjatë fjalës së tij, Presidenti Ilir Meta.
Ai bëri edhe një urim të veçantë në këtë 8 Mars për ‘nënat e fëmijëve që nuk shikojnë’.
‘Gëzuar 8 Marsin edhe nënave të të gjithë vogëlushëve me aftësi të kufizuar’, tha gjatë fjalës së tij presidenti Ilir Meta.


Sigal