Forumi i Bledit-Rama: Shqipëria beson tek BE dhe sfidat përballohen me ndërveprim

506
Sigal

Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në punimet e Forumit
Strategjik të Bledit (Slloveni) deklaroi se Shqipëria beson tek Bashkimi
Europian dhe se ajo nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së. Në
ditën e dytë të vizitës në Slloveni, kryeministri Rama, bashkë me zyrtarë të
tjerë të lartë nga rajoni dhe bota, ishte i pranishëm në këtë Forum të njohur,
ku promovohet dialogu i hapur mbi sfidat politike të kohës, sigurisë,
zhvillimit, etj. Këtyre sfidave, në këndvështrimin e kryeministrit shqiptar,
duhet t’u përgjigjen institucionet kombëtare adekuate, por ato mund të
përballohen dhe kontrollohen me më shumë ndërveprim në nivel global. Është e
pamundur, tha Rama, që në nivel kombëtar të zgjidhim probleme që janë gjithnjë
e më shumë globale. ë këtë kuadër ai u ndal tek kriza më e fundit e
refugjatëve, zgjidhja e së cilës, sipas tij, kërkon ndërveprim. “Muret nuk janë
zgjidhja, por nevojitet ndërveprim. Ne po përballemi në nivel kombëtar me gjëra
që janë gjithnjë e më shumë jashtë mundësive tona për t’i kontrolluar dhe që
duhet të kontrollohen në nivel global, dhe me më shumë ndërveprim”, theksoi
kryeministri Rama.