Forumi Ekonomik, Rama: Popujt e Rajonit i bashkon ëndrra evropiane

472
TIRANE – Kryeministri Edi Rama në fjalën së tij në fillim të forumi Ekonomik i Vjenës (TIRANA TALKS 2015 VIENNA ECONOMIC FORUM), ku kanë marrë pjesë të gjithë kryeministrat e rajonit. u shpreh se ka ardhur koha të shohim përpara, duke e lënë pas shpine të shkuarën. “Ballkani dikur identifikohej si fuçia e barutit të Evropës, ndërsa sot popujt e Ballkanit i bashkon ëndrra për t’u integruar në Bashkimin Europian”, tha Rama.
Sipas Kreut të Qeverisë Shqiptare, ky Forum është një mundësi mjaft e mirë për të shfrytëzuar dhe për t’i vënë në të mirë të rajonit të Ballkanit eksperiencat dhe kontributin e gjithësecilit. “Sot është kryeministri Vuçiç, i cili erdhi për ndeshjen e kthimit në vizitën dypalëshe, por edhe për të qenë nesër i pranishëm në eventin tonë. Vjet për herë të parë në fundin e gushtit ne të gjithë së bashku si kryeministra të një territori, që është identifikuar në sytë e të gjithëve si territor lufte, fuçia e barutit të Evropës, u takuam jo për të kontestuar kufijtë, por për të folur për të ardhmen. Fale vizionit dhe ftesës së Kancelares Merkel ne çelëm një kapitull të ri”, tha Rama.
Sipas tij, “ishte historike, e jashtëzakonshme, e paparë, që kryeministrat e këtij rajoni të ishin së bashku në një fotografi familjare, por nuk do jetë më pas historike as e paparë. Të mblidhemi dhe të konstatojmë çfarë progresi është bërë në një vit dhe me çfarë ritmi ka ecur ky proces dhe ku mund të shkojmë nëse ky është ritmi që ne mund të mbajmë”, vijoi kryeministri Rama.
Ai gjithashtu tha se “kur të takohemi për herën e tretë nuk do ketë asnjë vëmendje të veçantë. Ky është progres i madh, por jo i mjaftueshëm”. Ne, shtoi Rama, po drejtojmë popujt tanë në një fazë të historisë, kur popujt tanë janë identifikuar me Europën me ëndrrën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Nëse në rajonin tonë ku 100 vjet para takimit në Kancelerinë gjermane me Merkel filloi lufta e parë botërore dhe vitet shkuan vetëm përmes luftrave, sot kryeministri i Serbisë është i pari vizitor i këtij rangu që shkel Shqipërinë”, u shpreh Rama.
Forumi Ekonomik ka bashkuar në një tryezë kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës edhe Malit të Zi. Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e 7 vendeve, Shqipërisë, Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, e Maqedonisë e Kroacisë. Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.
Në ditën e dytë të punimeve të Forumit, që nisin të enjten në oren 09.15, paneli i parë është paneli politik i kryeministrave të rajonit, me temën “From Berlin to Vienna: Bringing back geopolitical certainty to the Western Balkans”.
Në orën 11.30 nis punimet paneli i dytë, që është paneli ekonomik me temë “Bridging the gap between the EU and the region, innovative strategies to attract FDI through connectivity”, me pjesëmarrjen e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe figurave të njohura të politikës ndërkombëtare dhe fushës së ekonomisë.
Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Në forum do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë- Hercegovinës e Maqedonisë.
Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.
Ahmetaj: Forumi, qasje e përbashkët dhe e unifikuar në rrugën drejt BE-së 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të martën në ceremoninë zyrtare të hapjes së punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës në Tiranë, se ky forum do të shërbejë për të debatuar se si rajoni në një qasje të përbashkët dhe të unifikuar sheh ai rrugën drejt Bashkimit Europian duke vënë në themel të kësaj rruge zhvillimin ekonomik dhe përfitimet për qytetarët.
‘Nesër do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë- Hercegovinës e Maqedonisë që do të diskutojnë e ndajnë me ne e qytetarët e rajonit opinionet e tyre për zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimin rajonal’, tha ministri Ahmetaj.
Më tej, kreu i MZHETTS-së tha se do të jenë edhe një sërë figurash të tjera të ekonomisë e politikës që do të diskutojnë për zhvillimin e rajonit.
Ndërsa Presidenti i ‘Vienna Economic Forum’, Erhard Busek, tha se forumi do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e investimeve e shkëmbimeve tregtare. Gjerat tha ai, po ecin përpara në rajonin tuaj dhe mendoj se ky është një mesazh i mirë që duhet përcjellë edhe për vendet e BE-së.
“Mund të them se ka përmirësim, i cili është në nivel jo shumë të madh, por gjerat po lëvizin për shkak edhe se jemi përfshirë për të krijuar një situatë më të mirë. Evropianët duhet të jenë mirënjohës për këtë duke qënë se stabiliteti i rajonit është një parakusht për një stabilitet më të gjerë. Do të guxoja të thoja se Evropa Juglindore është pjesa më stabël nëse do të shihnim disa kriza të vendeve tjera, jo vetëm të globit, por edhe Europës dhe kjo ka ndodhur falë aktiveteve të qeverisë të cilat po punojnë shumë”, tha Busek.
Presidenti i “Vienna Economic Forum” vlerësoi edhe takimin e zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, e para vizitë kjo e një qeveritari serb të këtij rangu në vendin tonë.
“Falenderoj krerët e qeverive për takimin, është një shenjë, një sinjal i përcjellë se një rajon ku flitet për problemet e përbashkëta e ku njerëzit takohen, sepse të zhvillosh një takim është parakusht për të folur për çka është e nevojshme dhe hap pas hapi do të ketë edhe zgjidhje. Duke njohur edhe dy kryeministrat, shpreh bindjen se ata janë të interesuar për rezultate jo në zhurmen publike”, u shpreh Busek.
Duke u ndalur në punimet e forumit, Busek tha se ne duam të kontribuojmë për vëmendje në rajon duke folur për rëndësinë e fushave të ndryshme, si infrastruktura dhe shkëmbimet tregatre në rajon, si dy çështje kyçe për sigurimin e një stabiliteti rajonal e më gjerë. 
Sigal