Forumi Civil kërkon kryerjen sa më shpejt të Reformës Zgjedhore

441
Sigal

Gazeta Telegraf/


Më 30 shtator
2016 u mblodh “Forumi Civil 2010” për të sensibilizuar gjithë opinion mbi
rëndësinë e Reformës Zgjedhore. Në këtë takim, përveç anëtarëve  
të këtij  
forumi   morën  pjesë  
edhe   ish-Presidenti i   Republikës,  
Z. Bamir  Topi, Kryetarja në
detyrë e KQZ, përfaqësues të partive politike nga maxhoranca dhe opozita
parlamentare, si edhe
  pjesëmarrës të
disa segmenteve të shoqërisë civile dhe përfaqësues nga trupi diplomatik i
akredituar në Tiranë.
  Siç u shpreh në
fjalën e hapjes drejtuesi i Forumit Civil 2010 dhe ish-Presidenti i Republikës,
Z.
   Alfred   Moisiu,  
ndonëse Komisioni Parlamentar i reformës zgjedhore është krijuar prej
kohësh, ky organ
ad-hoc i Kuvendit
deri
   tani ka qenë pothuajse inekzistent.
Koha është shumë e shkurtër deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme
parlamentare 2017, prandaj të gjithë pjesëmarrësit ishin të mendimit që në këto
zgjedhje nuk duhet të përsëriten defektet e praktikave të kaluara.
   
këto situata,  megjithëse  nga Kuvendi sigurohet  se ndryshimet dhe  shtesat 
  Kodin Zgjedhor  do 
kryhen
  e 
miratohen në  fund  të këtij 
viti,  përsëri  bëhet 
i  domosdoshëm shpejtimi i ritmeve
për t’u bërë në kohë amendimet e duhura dhe për ta kthyer këtë proces jonë
monopol të politikës, por në gjithëpërfshirës. Është fakt i pamohueshëm që për
një reformë me anën e së cilës pretendohet të garantohen plotësisht zgjedhje të
lira dhe të ndershme, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe në përgjithësi të
standardeve demokratike, të interesuar janë të gjithë zgjedhësit.