Formulari që nxjerr nga zyrat 723 shtetarët e parë

654
Vërdallisja e qëllimshme afro 1 vjeçare e politikës shqiptare, për të shmangur dekriminalizimin e administratës, shtetit e politikës të mbushur prej 25 vitesh me kriminelë, banditë, hajdutë, trafikantë, horra e kontingjente të botës së krimit në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, shumica e të cilëve vazhdojnë e janë ende nëpunës, shefa, të zgjedhur lokalë e deputetë, tashmë është një realitet për zbatim. Ky pastrim i shtetit nga individët e botës së krimit që kanë instaluar krimin edhe në administratë, ka nisur si proces me një “formularë ligjor” të detyrueshëm, që duhet plotësuar prej gjithë atyre zyrtarëve të çdo niveli qofshin, të cilët paguhen nga shteti. Pasi la politikën dhe shtetin shqiptar të “grinte sallatë” prej 6 muajsh, i bindur se modeli “alla shqiptar” i projekt-ligjit të dekriminalizimit nuk bënte dekriminalizim, por fshehje, fuqizim, riciklim dhe mbrojtje të kontigjenteve të krimit me mbajtje të tyre në funksione shtetërore e publike, Komisioni i Venecias nuk e ”mbyti” por e shpëtoi dhe diktoi skemën reale të dekriminalizimit të politikës e të administratës shtetërore në Shqipëri, duke vënë “veto” zbatimi për një projekt “model”. Aktualisht, kemi një ligj të miratuar për dekriminalizimin, i cili prej disa ditësh ka hedhur në veprim formularin e posaçëm në të cilin do të vetë-zbardhen “CV” reale prej çdo shtetari, zyrtari, politikani, deputeti, diplomati, gjyqtari, prokurori, drejtuesi bashkie, qarku, prefekture, drejtues e punonjës policie, ushtrie, arsimi, shëndetësie, diplomacie e SHISH, si dhe nga gjithë zyrtarët e tjerë ”kollarexhinj të vegjël” të zyrave të shtetit që ”tundin çelësa” në administratën publike! 
Kontingjenti i parë, “pastrohen” nga zyrat 700 shtetarë e politikanë
Plotësimi i formularit dekriminalizues nuk është dëshirë, por detyrim ligjor. Kushdo që ekziston në borderonë e shtetit shqiptar, në çfarëdo funksioni apo “karrige” qoftë, detyrohet të plotësoj formularin. Ky detyrim, ka krijuar ankth, panik, tymnajë, thashetheme e kuriozitet publik brenda e jashtë institucioneve se cilët nga shefat, vartësit e kolegët nëpër institucione, do të rezultojnë me “njollë në biografi”. Se cilët do të dalin me “CV-krimi”, këtë do ta tregojnë formularët që do të vetë-plotësohen prej shtetarëve e politikanëve. Ajo që dihet është fakti, që administrata e shtetit shqiptar në të gjithë nivelet, pushteti e politika qendrore dhe lokale deri në diplomaci e SHISH, janë të tejmbushura me nëpunës e drejtues që janë “kontigjent drejtësie”, të dënuar, nën hetim, në kërkim, nën akuzë, me emra fals për të shmangur zbulimin prej drejtësisë brenda e jashtë Shqipërisë, të vetë-mbrojtur e blinduar prej shefave me mandate e imunitete pushteti etj. Parlamenti shqiptar vazhdon e “gjëmon” nga akuza që bëhen mes palësh politike, për emra konkret që janë emëruar e zgjedhur me votë popullore, por që kanë probleme me drejtësinë, mes tyre edhe deputetë me nga 3 e 4 emra në çdo shtet ku kanë ushtruar veprimtari krimi, të cilët janë vetë-larguar, ose janë arrestuar me referenca dhe kërkesa të drejtësisë ndërkombëtare! Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, kontigjenti i parë që do bëhet “pastrohet” prej vetë-deklarimit në formularin e dekriminalizimit, thuhet se do të jenë mbi 720 shtetarë e politikanë si deputetë, ministra, drejtorë rajonalë, drejtorë të përgjithshëm, diplomatë, drejtues universitetesh shtetërore, drejtues të lartë nëpër ministri, shefa police, ushtrie, SHISH, drejtues bashkie, nëpunës administrative, drejtor shkollash, spitalesh e deri drejtues çerdhesh dhe kopshtesh, pra të çdo niveli përfaqësimi zyrash shtetërore që paguhen nga shteti. 
Sondazhi/ 60% e këshilltarëve nëpër bashki me “CV penale”, digjen prej formularit
Gazeta “Telegraf” ka mundur të siguroj dje një informacion që ka lidhje me një sondazh të bërë në muajt janar-shkurt 2016 nga një institut danez, lidhur me “pastërtinë e figurës penale” të këshilltarëve aktual të 61 bashkive të vendit dhe të kryetarëve e nënkryetarëve të këtyre bashkive. Sipas këtij sondazhi, rezulton se afro 60% e këshilltarëve aktualë të 61 bashkive të Shqipërisë janë me dosje e precedent penal dhe si kontigjent drejtësie në vijim, duke mos marrë për bazë mashtrimin që afro 70% e këtyre këshilltarëve bashkiakë kanë bërë me arsimimin e tyre, duke paraqitur në dosje diploma false e madje edhe dëftesa të shkollës së mesme, ku bie në sy se ky mashtrim me shkollën është bërë edhe prej afro 30% të kryetarëve e nënkryetarëve të bashkive! Natyrisht që edhe këshilltarët e bashkive i përfshin vetë-deklarimi i “gjendjes penale “në formularin e dekriminalizimit dhe ky proces nis këto ditë. Janë bërë gati dhe do të dërgohen brenda datës 10 mars 2016 formularët e vetë-deklarimit në parlament, kryeministri, nëpër ministri, prefektura e këshilla qarqesh, nëpër bashki, drejtori rajonale e lokale energjie, uji, arsimi, shëndetësie, policie, njësi ushtarake që çdo nëpunës e drejtues të vetë-deklaroj figurën e tij reale. Në rast të fshehjes së të dhënave të “gjendjes penale”, nis marrja në ndjekje penale e zyrtarit që fsheh të dhënat, në rastin konkret parashikuar me masën “arrest në flagrancë për mashtrim zyrtar”. Ky operacion vetë-deklarimi, natyrisht që do të ndesh në rezistencën e të “njollosurve” me përpjekjet për manipulime të dhënash, por që shtetit shqiptar i është kërkuar ultimativisht prej BE dhe SHBA, që formulari i çdo shtetari e politikani subjekt i dekriminalizimit, të bëhet publik! 
Ja kontingjenti i parë prej 723 shtetarësh që pastrohen me formularin e dekriminalizimit 
Deputetë 19 
Ministra 5
Krytarë bashkiak 13 
Këshilltatr bashkie 145
Drejtorë në ministri 32
Drejtorë rajonalë 29
Drejtorë lokalë 107
Diplomatë 27
Zyrtarë policie 148
zyrtarë ushtrie 41
zyrtarë SHISH 33
Drejtor institucione 121
Dr. Inst. lokale 103
Sigal