Forcohen kriteret për hyrjen e refugjatëve në SHBA

529
Masat e “reja sigurisë” ndaj programit për pranimin e refugjatëve do të ndihmojë në bllokimin e kriminelëve dhe personave të tjerë të dyshimtë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara nga vendet me rrezik të lartë, njoftoi kreu i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare. Duke folur në një takimi publik në Uashington sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kirsten Nielsen, nuk dha detaje të mëtejshme por tha se përmirësimet do të publikohen të hënën. Masat e reja garantojnë mbrojtje të programit të refugjatëve “nga shfrytëzimi prej terroristëve, kriminelëve dhe mashtruesve”, tha ajo. “Këto ndryshime jo vetëm që do të përmirësonin sigurinë, por çfarë është më e rëndësishme do të na ndihmojnë të vlerësojmë më mirë refugjatët e ligjshëm që i shpëtojnë persekutimit”, shtoi sekretarja për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen. Që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, Presidenti Donald Trump e ka ulur numrin e refugjatëve që lejohet të hyjnë në vend dhe e ndaloi programin e refugjatëve për katër muaj. Ai vendosi gjithashtu kërkesa më të rrepta për verifikimin e tyre si dhe braktisi negociatat mbi një pakt vullnetar për t’u përballur me çështjen e migrimit në rang botëror. Të dhënat e Departamentit të Shtetit tregojnë se numri i njerëzve të pranuar në Shtetet e Bashkuara me statusin e refugjatit ka rënë nën kufizimet e reja të vendosura nga administrata Trump.
Sigal