“Forca e Ligjit”, mblidhen institucionet antikrim

569
Nga padia kundër kryeprokurores Arta Marku tek takimi i parë me ambasadoren e BE në Tiranë 
Në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar dje mbledhja e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.

Në të morën pjesë Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) Eduart Merkaj.

Ministri i Brendshëm njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor, krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës, krijimin e aksesit të nevojshëm në data-bazë të Agjencive të ndryshme shtetërore, punën që po bëhet për mbledhjen e informacionit dhe analizën e profilit të grupeve kriminale, veprimtarisë dhe aseteve të tyre, si dhe për mbështetjen e kontributeve konkrete të partnerëve ndërkombëtarë të atashuar pranë këtyre strukturave.

Anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale. Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjencive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.
Sigal