Fondi 100 mln USD :Kryeministri Rama premton vitin e ardhshëm do rrisim pagat e pensionet

501
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm qeveria
do të akordoj një fond të posaçëm prej 100 milionë dollarësh që do të shkojnë
për rritjen e pagave dhe pensioneve. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare
të PS-së, forcë që ai drejton, Rama theksoi se pagat dhe pensionet do të
pësojnë një rritje më të madhe se ato të katër viteve të qeverisë së mëparshme.

“Nuk do të ketë më rritje taksash dhe në radhë të dytë
është fakti se do rrisim pagat. Por mund të them se do ti rrisim pagat më shumë
se sa i ka rritur qeveria e shkuar. Jemi të vetëdijshëm se reformat nuk do
kishin pasur as ritmin, as impaktit të tyre nëse nuk do kishim pasur
mbështetjen e shumicës së popullit dhe mirëkuptimin e opinionit publik. Ne do
ti ndajmë 100 mln dollar në formë rritje rrogash dhe pensionesh”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë pohoi se mbeten për t’u saktësuar detajet
e planit, por me nënvizoi faktin se do të ketë rritje të pensioneve dhe pagave.

“Me buxhetin e vitit të ardhshëm do rrisim pagat dhe
pensionet, mbetet ende për tu saktësuar në detaje plani i rritjes së pagave por
ajo që them është se do ti rrisim pagat më shumë se Berisha në çdo vit të saj,
më e lartë e pagave në vit. Reformat në fund të ditës kanë impaktuar duke
shkaktuar dhimbje e vështirësi te njerëzit që na mbështesin, duhet që edhe ata
në fund të 4¬-vjeçarit të parë meritojnë të shpërblehen për gjithë këtë punë që
e konsideroj të përbashkët”, pohoi Rama.