Fondet për 2017 – Braçe: Gjobëvënia e Presidentit kulmi i degradimit të institucionit

426
Sigal

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe e konsideron gjobvënie kërkesën e Presidencës për të shtuar një fond prej 20 milionë lekësh për këtë institucion. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se ky është kulmi i degradimit të një institucioni shtetëror.

Reagimi i plotë i zt. Braçe:

LEGJITIMI I TE GJITHE GJOBAXHINJVE PREJ BUJAR NISHANIT!

Gjobëvenia e djeshme e Presidentit te Republikës, mu ne komisionin e Ligjeve të Kuvendit është:

KULMI I DEGRADIMIT TE NJE INSTITUCIONI SHTETEROR!!

Presidenti i Republikës ka kërkuar edhe 20 milionë lekë të reja me shume ne buxhetin vjetor dhe kjo është një kërkesë normale, formalisht.

Por kur këtë shumë e kthen në gjobë, ky është niveli me banal, mizerabel i komunikimit institucional.

Presidenti dje ka thënë:

Ose 20 milion leke, ose unë e çoj buxhetin ne Gjykatën Kushtetuese!

Tamam kjo fjali dëshmon edhe diçka tjetër shume të rëndë:

NIVELIN E DEGRADIMIT TE GJYKATES KUSHTETUESE, SHKALLEN E LARTE TE KAPJES POLITIKE TE SAJ!

Besoj tani natyra e gjobës është shumë e qartë!

Dhe jo vetëm për 20 milion leke, por për gjithçka, gjithçka që Bujar Nishani i ka kthyer apo bllokuar kësaj qeverie.

Turp në faqen e zezë!