Fondet në bujqësi, Kosta: Të shkulet nga rrënjët klani i Panaritit

74

TIRANË-Është shoqëruar me debate të nxehta dhe pakënaqësi mbledhja në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, mes deputetëve të Partisë Socialiste Vladimir Kosta dhe Eduard Shalsi. Pas dëgjesës së ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, deputeti Kosta ka deklaruar se ky i fundit nuk duhet të largohej nga komisioni pa dhënë sqarime. “Pse e latë Panaritin të ikë nga Komisioni. Jam i shqetësuar për fondet në bujqësi”, ka thënë ai. Më tej deputeti ka thënë se do ta thërrasë në interpelancë ministrin e Bujqësisë, me pretendimin se “Duhet të kemi më shumë kërkesë llogarie”. Kosta tha më tej se ka pabarazi në shpërndarjen e fondeve në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas tij, edhe ministri nga ana tjetër ka dhënë përgjigje të pakënaqshme. Në kundërpërgjigje, deputeti Shalsi në cilësinë kreut të komisionit ka sqaruar se “Sot ministri shpjegoi kërkesat për shtim fondesh. Familjarizohuni me procedurat parlamentare”.