Fondacioni ‘Soros’ largohet nga Hungaria

992
Sigal

Fondacioni ‘George Soros’ tha të martën se do të mbyllte zyrën e tij në Budapest dhe do të shkonte në Berlin, duke u shprehur se në Hungari ka “një mjedis gjithnjë e më represiv politik dhe ligjor”. Fondacioni tha se largohej pasi qeveria e vendit njoftoi kufizime mbi organizatat jofitimprurëse përmes një pr/ligji të quajtur “Stop Soros”. Kryeministri Viktor Orban, i cili korri një fitore zgjedhore në muajin e kaluar, ka akuzuar vazhdimisht miliarderin hungarezo-amerikan dhe organizatën e tij për inkurajimin e emigrantëve dhe për minimin e kulturës kombëtare. Fondacioni tha se do të vazhdojë të mbështesë punën e të drejtave të njeriut në Hungari, si dhe projekte të lidhura me artin, lirinë e medias, transparencën, arsimin dhe kujdesin shëndetësor. “Qeveria e Hungarisë ka denigruar dhe keqinterpretuar punën tonë, ka shtypur shoqërinë civile për hir të përfitimit politik, duke përdorur taktika të pa precedenta në historinë e Bashkimit Evropian”, tha në një deklaratë presidenti i OSF-së, Patrick Gaspard. Grupet e opozitës dhe të drejtave kanë thënë se një largim i OSF do të shënonte një rrëshqitje drejt sundimit autoritar në Hungari dhe do të shkonte kundër parimeve të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs nuk pranoi të bëjë komentojë. Orban dhe Soros janë përplasur gjatë krizës evropiane të migracionit 2015. Orban thotë se Soros qëndron pas minimit të identitetit kulturor të Evropës, ndërsa miliarderi e ka akuzuar atë për drejtimin e një shteti mafioz. I ashtuquajturi ligji “Stop Soros” pritet të jetë nga ligjet e para që do të miratojë parlamenti i ri. Kjo do t’i lejonte ministrit të Brendshëm të ndalonte çdo organizatë jo-fitimprurëse që konsiderohet se përbën një “rrezik të sigurisë kombëtare”. Gjithashtu imponohet një taksë prej 25 për qind mbi donacionet e huaja për organizatat që mbështesin migracionin.