Florian Hysi: Brenda 6 muajve, kemi dixhitalizuar statusin ligjor e fizik të 95% të pasurive të paluajtshme

581
Nga biseda e zhvilluar dje, me kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Gjirokastrës, zotin Florian Hysi, mësuam se pronësitë në rrehtin e Gjirokastrës nuk janë më një “gangrenë” dhe “katrahurë” sociale që shqetëson, ngatërron e konflikton pronarët, por një proces modernizimi në vazhdim e në përsosje drejt finalizimit. Në zbatim të skemës së regjistrimit të detajuar e konkrete për çdo titull pronësie, konceptuar dhe formatizuar si proces zgjidhës përfundimtar nga Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, me nismën dhe ideimin e Krye-regjistruesit të Shqipërisë, zotit Ilirjan Muho. Eshtë fakt, që prej 23 vitesh, Gjirokastra ka pasur një regjistër pronash të ç’akordua, me shumë probleme edhe kritike deri konfliktuale të përfshirë në mijëra gjyqe e konflikte deri fizike, aq sa zyra e regjistrimit kishte kohë që nuk bënte punë profesionale për regjistrimin e pronave, por “sqarime” konfliktesh sociale mes individëve, grupeve, institucioneve e gjyqësorit. Ekipi i drejtuesve dhe specialistëve të zyrës hipotekore në Gjirokastër, ka krijuar tashmë një tjetër profil punësh, ka ofruar tjetër realitet korrekt e të saktë në regjistrimin e pronave. Lidhur me ndryshimin e madh që është bërë dhe po finalizohet në regjistrimin e pasurive të paluajtshme në rrethin e Gjirokastrës, biseduam me kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Gjirokastrës, zotin Florian Hysi… 
Sigal

– Zoti Hysi. ç’mund të na thoni për ndryshimin e punëve në regjistrimin e pronave në Gjirokastër?

– Edhe pse, për punët që kanë ndryshuar në Zyrën Hipotekore të Gjirokastrës, po prononcohem unë si drejtues i saj, dua të konfirmoj një fakt: Unë jam drejtues, por ndryshimin e kemi arritur si ekip dhe them e ndihem krenar ta them, se jam në krye të një ekipi profesional e të palodhur. Zyra jonë hipotekore, realisht ka pasur ngarkesë punësh, aq sa në disa momente, kur kemi diskutuar si ekip kemi shprehur edhe “dorëzimin”, mbasi gjendeshim përballë një “llumi” që mendonim se nuk do ta “pastronim” dot. Por…, me mbështetjen e zyrës qendrore hipotekore, me vullnetin tonë si ekip e staf drejtues, vendosëm të bëjmë ndryshimin dhe arritëm të nisim këtë ndryshim. Tashmë jemi në proces të ndryshimit, madje të finalizimit të procesit e në punën tonë normale për regjistrimet rutinë, si për subjektet edhe individët që regjistrojnë pasuritë tyre të çfarëdo natyre. Ka një realitet në punën e zyrës hipotekore në Gjirokastër: Ata që kanë tituj pronësie dhe që duan të regjistrojnë tituj të rinj pronësie, ose të bëjnë ndryshime pronësie dhe çdo veprim tjetër të njohur ligjërisht prej kësaj zyre, aktualisht gjejnë gjithçka të saktë, saktësi dhe korrektesë që e gjejnë në çdo moment edhe në shërbimin e zyrës juridike të kësaj hipoteke e cila kontrollon dhe zbaton ligjshmërinë e pronës. 

A keni tregues konkret në punën tuaj dhe cilët janë disa prej tyre?

Natyrisht që kemi dhe po themi disa tregues përmbledhtas. Fillimisht, dua të përmend një fakt që tashmë e dinë gjithë qytetarët e rrethit të Gjirokastrës: Në punën tonë, kemi eliminuar vonesat, klientelizmin, falsitetin ne dokumentacion, shpërfilljen në shërbim. Kemi vendosur përfundimisht barazinë në shërbim ndaj kujtdo, kemi vendosur raport ligjor me qytetarët, kemi krijuar një raport transparent, kemi caktuar afatet në përgjigje dhe ndarje certifikatash pronësore, ose veprime të tjera që kryen kjo zyrë shërbimi. Për herë të parë, prej 6 muajsh, kemi ngritur në sistem institucional si zyrë hipotekore, një qëndrim korrekt e përkushtues me qytetarët, duke u dhënë fund praktikave lodhëse e abuzive me qytetarët. Në punën tonë, nuk ka më shprehje të tilla, si “Dil njëherë nga fundi muajit”, ose “Mos u mërzit, se do rregullohet puna jote”, por ka data dhe orë shërbimi të përpikta. Po përmend edhe një fakt statistikor: Në 6 muajt e fundit që drejtoj unë me ekipin tim, nga 110 zona kadastrale që ka rrethi Gjirokastër, janë kryer regjistrimet në 104 zona. Kanë mbetur edhe 6 zona kadastrale pa u futur në sistem, jo për shkak të paaftësisë dhe mos përballimit të volumit të punës prej zyrës tonë, por për shkak të mungesës së informacionit të titujve të saktë të pronësisë prej pushtetit lokal, prej “çorbës”” që është bërë me ndarjen e tokave dhe vendimeve të padrejta me mbivendosje e disa pronarë për një pronë, dhënë prej komisioneve pronësore vendore. Konkretisht, në proces është 1 zonë kadastrale në Libohovë, 3 zona kadastrale në qytetin e Gjirokastrës, 1 zonë kadastrale në fshatin Bulo dhe 1 në komunën Picar (fshati Kapariel). Po merremi intensivisht me këto zona kadastrale të mbetura jashtë sistemit, për t’i bërë sa më shpejt pjesë të “hartës” së dixhitalizuar të titujve të pronësisë. Konfirmojë, se gjithë pasuritë e zonave të tjera kadastrale, janë hedhur në sistem me saktësi të plotë, për çdo subjekt pronësor. Puna jonë si zyrë hipotekore me shtrirje gjeografike pronësore tepër të madhe (si rreth), ka synuar dhe ka mundur të krijoj sistemin e saktë të aplikimit pronësor elektronik, tashmë çdo pronar në rrethin e Gjirokastrës që ka kërkesa verifikimi, sqarimi dokumentacioni për statusin e pronës, ose që dëshiron të krijojë marrëdhënie të tjera me pronën e tij, ka edhe mundësinë dixhitale për ta bërë këtë veprim, ose edhe duke u paraqitur fizikisht në zyrën tonë hipotekore me praktika që kryhen brenda afatit edhe si pajisje me dokumentacion. Dhe këtë e kemi arritur plotësisht. Nëse dikush kërkon të verifikoj statusin dhe gjendjen e pronës së tij, këtë mund ta kryej “on-line” edhe nga zyra qendrore hipotekore në Tiranë. Kjo mundësi është realizuar dhe po realizohet normalisht nëpërmjet projekt-programit “ABLSR”, të cilin e kemi publikuar dhe e njohin të gjithë të interesuarit që kërkojnë informacion konkret me pasuritë e tyre të paluajtshme. Edhe një fakt: ndryshe nga përpara disa kohësh, tashmë nga Zyra Hipotekore Gjirokastër nuk lëshohet më asnjë dokument pronësor me probleme, apo me falsitete. Ndërkohë që mund të them me bindje e përgjegjësi, se pas një pune intensive që kemi bërë si zyrë hipotekore, kemi arritur që për zonën kadastrale Libohovë, të realizojmë me shumë vështirësi, por edhe me profesionalizëm e lodhje, afishimin publik të regjistrit për çdo pasuri të patundshme, gjë e cila duhet thënë se është realizuar në krejt rrethin e Gjirokastrës edhe me mbështetjen e projektit eficent të Bankës Botërore në këtë drejtim. 

Cila ka qenë gjendja në Hipotekën e Gjirokastrës, kur nisët detyrën dhe si është sot?

Unë nuk jam pjesë e kontigjentit të atyre drejtuesve që nxijnë punën e parardhësve, por një realitet i hidhur që ka ekzistuar në zyrën hipotekore edhe nëse e “fsheh”, apo e “parfumos”” unë, nuk harrohet nga qytetarët, që kishin lidhje me zyrën hipotekore të Gjirokastrës. Ka pasur probleme me sjelljen, vonesat dhe abuzimet me qytetarët, ka pasur probleme me regjistrat e pronave. Ka qenë katrahurë. Duke dëshiruar të më mirëkuptojnë ata që kanë drejtuar përpara meje, nisur prej moralit tim për të thënë të vërtetën, ju deklaroj se kam gjetur një gjendje jo normale për një arkiv pronash, troç, kam gjetur një ”depo letrash”, ku duhej 3 muaj për të “gërmuar” për gjetur një dosje prone e aplikimi. kam gjetur nga 3 e 4 pronarë për të njëjtën pronë. Kam gjetur dosje “mullar” që nuk ishin hapur prej vitesh. kamë gjetur një “mal” me ankesa e denoncime të cilat ishin hedhur në “kosh”. Mjafton të përmend një fakt: Kur kam marrë detyrën, kam gjetur 11 mijë dosje me aplikime “stok”, që nuk ishin trajtuar prej vitesh dhe ky nuk është volum dhe problematikë e vogël për një zyrë shërbimi hipotekor si Gjirokastra. Sot që flasim, ndihemi të qetë, sepse kemi nisur, kemi arritur e po vazhdojmë të krijojmë modelin e një arkive dhe shërbimi ditor model, ku qytetari e merr shërbimin menjëherë dhe jo duke “trokitur” qindra herë në “derën” tonë, apo duke përdorur sekserë. Së pari, nisëm “operacionin” e zhbllokimit të aplikimeve “stok”. Vendosën bashkëpunimin real, transparent e këmbëngulës deri me qëndrim ligjor me pushtetin lokal, duke “pastruar” mijëra dosje abuzive të pronave dhe arritën të kemi një standard bashkëpunimi, të cilin po e kemi aktiv edhe me pushtetin e ri lokal që ka shtrirje të gjerë administrative si bashki ku përmblidhen shumë komuna.

Cilat konsideroni arritje të tjera në punën tuaj?

Nuk dëshiroj ta bëj “luks”” punën që kemi bërë, por faktri është që kemi arritje. Si të tillë unë vecooj vendosjen përfundimtare e standardit të transparencës me qytetarin. Ishte krijuar bindja (dhe kishin të drejtë), që hipoteka ishte një zyrë “taksidare pirate”, ku përveç tarifës së shërbimit, duhej paguar edhe “haraç” në dorën e punonjësit të zyrës dhe kjo ishte një epidemi që e ndoti shërbimin dhe moralin e shërbimit hipotekor. Arritje tjetër, unë mund të quaj shkurtimin e kohës së shërbimit në zyrë dhe në terren, mbasi ishte instaluar një praktikë vërdallisjeje e qëllimtë korruptive, që lodhte, acaronte dhe bllokonte qytetarin për shërbimin që kërkonte. Kjo praktikë, ka marrë fund. Tjetër arritje kemi faktin, që nuk kemi lejuar më mbivendosje pronash, duke verifikuar me imtësi çdo detaj të një prone që aplikohet për regjistrim. Çdo qytetari i kemi thënë të vërtetën mbi gjendjen e pronës së tij dhe mbi praktikat ligjore e administrative që duhet të respektoj. Në drejtësi ka një përcaktim: Regjistri i hipotekës është si regjistri shkollës, nuk mund të ketë dy nxënës, posedues të një dëftese! Fatkeqësisht kjo ka ndodhur dikur, ndërsa tashmë nuk ndodh! Tjetër arritje është fakt, që regjistrin e pronave e kthyem nga regjistër manual, në sistem dixhital. Kemi arritur që pronësitë Gjirokastër, t’i bëjmë pjesë aktive përfundimtare të regjistrimit fillestar dhe ky është tregues që është arritur në pak rrethe të vendit, por që për këtë kemi pasur mbështetjen e plotë të krye-regjistruesit të zyrës hipotekore të Shqipërisë, asistenca ligjore dhe drejtuese e të cilit vazhdon të jetë prezente në punën tonë. 

Flet Bexhet Bacella, drejtuesi juridik i Zyrës Hipotekore, Gjirokastër

Gjendja juridike e pronave në rrethin e Gjirokastrës, ka kaluar nëpër një trajtesë jo ligjore. Edhe pse ka pasur ligje që përcaktonin veprimet hipotekore në lidhje me pronat, që nga regjistrimi, çregjistrimi, titulli pronësisë, mbivendosjet, pronarët e grup-pronarët e tyre, në zyrën hipotekore të Gjirokastër ka pasur shkelje. Duke vlerësuar zbatimin e ligjit si të pashmangshëm, kam ndalur praktikat abuzive. Por së pari kamë evidentuar abuzimet dhe duke iu referuar ligjit mbi pronën, me bazë të drejtën e pronës, kam nisur “pastrimin”” e rasteve abuzive, duke pasur mbështetjen e plotë të drejtuesit të zyrës në Gjirokastër dhe të zyrës juridike në qendër. Ka pasur probleme të shumta pronar-pronar-bashkëpronar, pronar-shtet, pronar-komision-vendor e qendror kthimi prone, përballë të cilave kemi vendosur vetëm respektimin e ligjit. Tashmë pozita juridike e pronave në veprimtarinë trajtuese të zyrës hipotekore në Gjirokastër, i përmbahet vetëm zbatimit të ligjit dhe të drejtës dokumentare të pronës e pronarit.