Floida Kërpaçi: Të rinjtë shqiptarë nuk përfaqësojnë dhe nuk besojnë te sistemi i antivlerave të Edi Ramës.

620
Sigal

Fjala e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi në protestë

Sot në Shqipëri kemi një sistem të inkriminuar, një sistem ku qeveria ka përqendruar çdo gjë në një dorë oligarkësh dhe ku njerëzit e thjeshtë nuk ndihen të përfaqësuar, sepse askush prej ne të rinjve, askush prej qytetarëve të thjeshtë dhe të ndershëm nuk mund të përfaqësohet nga njerëz të inkriminuar, nga njerëz të kapur nga bandat, nga njerëz që bëjnë trafiqe droge, absolutisht jo.

Ne të gjithë që jemi këtu jemi të rinj, jemi studentë, jemi qytetarë të lirë që ëndërrojmë dhe shpresojmë që vendi jonë të bëhet një vend më i mirë. Një vend më i mirë që iu jep shpresa të rinjve, një vend ku të rinjtë kane mundësi dhe nuk e shohin nevojën për t’u larguar nga Shqipëria.

Një vend për të cilin ne të gjithë të ndihemi krenarë dhe jo të shikojmë sesi në gazetat më prestigjioze vendi jonë përflitet si vend i krimit dhe i drogës, kur në fakt vendi jonë është një vend i mrekullueshëm me një natyrë të mrekullueshme dhe një kulturë të jashtëzakonshme.

Në këtë situatë ku ndodhemi, ku mbizotëron sistemi i antivlerave, patjetër që secili prej nesh gjendet këtu në këtë protestë kaq rinore dhe kaq energjike, për t’i dhënë një mesazh shumë të fortë këtij kryeministri i cili është përgjegjës për papunësinë e të rinjve dhe të qytetarëve shqiptarë.

Është përgjegjës për arsimin e rrënuar. Është përgjegjës për sistemin shëndetësor të kalbur. Është përgjegjës për ikjen masive të qytetarëve shqiptarë.

Të largohen njëherë e përgjithmonë ai, ministrat e tij të inkriminuar e gjithë qeveria dhe veglat e tij sepse çdo ditë e më shumë po e rrënojnë Shqipërinë.  Çdo ditë e më shumë po sjellin fatkeqësi në Shqipëri dhe mbi të gjitha është një kryeministër antishqiptar që i përçmon të rinjtë dhe qytetarët dhe nuk ben gjë tjetër veçse me politikat e tij tallet, i përbuz dhe i ka çuar qytetarët shqiptarë në mjerim.

Sot kemi një pamje tjetër të protestës ku në këtë organizim do të shikoni një ekspozitë me meme nga shumë të rinj të cilët i kanë realizuar ato për të treguar sesi është situata sot, sesi jetojnë të rinjtë sot, sesi nuk e durojnë dot më të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të inkriminuar Dhe sesi ne si të rinj pa diskutim nuk besojmë tek ky sistem i antivlerave dhe se sistemi nuk përfaqëson asnjërin prej nesh.  Dhe të gjithë bashkë jemi mëse të vendosur për të luftuar dhe për të protestuar çdo ditë deri në largimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij të inkriminuar. Deri në vendosjen e një sistemi të ri vlerash me një demokraci që punon për të gjithë.

Me një demokraci që jepet shanse të barabarta për të gjithë, ku ka arsim për të rinjtë, ku të rinjtë shohin shpresën dhe punësimin në Shqipëri dhe mbi të gjitha në një Shqipëri e cila është më afër Bashkimit Europian. Dhe këtë gjë vetëm ne të rinjtë me vizionin dhe ëndrrën tonë mund ta largojmë. E vetmja gjë që mund të themi është se sot jemi një hap larg integrimit europian për shkak të Edi Ramës prandaj ne duhet ta largojmë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të inkriminuar për t’u përqafuar me Bashkimin Europian dhe për të punuar për një Shqipëri më të mirë, me më shumë shpresë, me shanse të barabarta dhe me një mirëqenie më të lartë.