Floida Kërpaçi: Të rinjtë do largojnë Edi Ramën, ka sjellë vetëm fatkeqësi

128

Prononcimi I deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi

Edi Rama mund të dojë ti pengojë të rinjtë ashtu siç ka tentuar të bllokojnë rrugët duke mos lejuar as lëvizjen e lirë të këmbësorëve. Për këtë gjë dua ta denoncoj dhe ti them që të rinjtë do ti tregojnë vendin të largohet njëherë e mirë nga Shqipëria dhe të mos kthehet më këtu. Një njeri që i ka sjellë vetëm fatkeqësi këtij vendi. Një njeri që ka bërë vetëm keq për Shqipërinë. Sot 65%e të rinjve janë papunë, sot arsimi është më i rrënuar se kurrë. Sot ekonomia është më e shkatërruar se kurrë dhe në këtë situatë të tillë do të protestojmë sot së bashku me të rinjtë e ardhur nga gjithë Shqipëria për të kërkuar largimin e Edi Ramës. Për të kërkuar largimin e kësaj fatkeqësie nga vendi ynë që nuk po bën gjë tjetër veçse po e shkatërron vendin. Bazohem te deklaratat e të rinjve, shumë të rinj më kanë shkruar dhe më kanë thënë që nuk kanë pasur mundësi që të na bashkohen sepse në akse të ndryshme të vendit nuk po lejohet lëvizja e tyre dhe po pengohet. Mund të ishin lajmëruar që makinat nuk mund të lëviznin por kurrësesi nuk mund të mendohet që lëvizja e lirë e këmbësorëve të pengohet. Dhe në këtë situatë të tillë mund të kuptojmë fare qartë dhe fare mirë që sa i frikësuar është ky njeri, që sa frikë ka ky njeri nga drejtësia, nga të rinjtë dhe vizoni i tyre. Jam e bindur që bashkë me forcën e gjithë të rinjve do ti tregojmë atij që të largohet nga vendi dhe të mos largohet më kurrë këtu.

Ju vërtet mendoni se do ia dilni ta largoni Ramën?

Patjetër, nuk po flasim për individ, këtu po flasim për forcën e të gjithë shqiptarëve. Dhe forca e të gjithë shqiptarëve të bashkuar është më e fortë se çdo gjë tjetër.

Do të jetë një protestë paqësore?

Patjetër që po ashtu siç ishte dhe protesta madhështore e 27 janarit. Kështu që edhe sot në këtë protestë paqësore do të vazhdojmë për të kërkuar largimin e Edi Ramës, për të kërkuar një të ardhme më të mirë ne dhe gjithë qytetarët shqiptarë.