Floida Kërpaçi: Ta refuzojmë me çdo formë demokratike këtë kryeministër

607
Sigal

Fjala e kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi në protestë

A ka sot një përgjegjës në Shqipëri për ekonominë e rrënuar? A ka sot një përgjegjës në Shqipëri për arsimin e rrënuar? Një përgjegjës për shëndetësinë ku nuk ofron asnjë shërbim për qytetarët? A ka sot një përgjegjës për Shqipërinë e cila nuk ofron shanse të barabarta? Po e ka një përgjegjës. Dhe ai është Edi Rama, kryeministri i vendit i cili po e mban peng vendin tonë. I cili ka shkatërruar ekonominë e vendit tonë dhe mbi të gjitha çdo ditë e më shumë me politikat shkatërruese dhe antishqiptare qytetarët shqiptarë. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria. Prandaj ne sot jemi në këtë protestë edhe më të vendosur se kurrë për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të inkriminuar e cila nuk po bën gjë tjetër veçse po i shërben një grushti njerëzish që nuk përfaqësojnë qytetarët e lirë dhe të thjeshtë të vendit tonë. Jo më larg sesa një muaj një vajzë e re e dhunuar guxon dhe shkon në drejtësi për të dënuar profesorin e saj. Dhe çfarë ndodh përpara dy ditësh. Ndodh çudia. Profesori pa diskutim që do të lirohet dhe do të vërtetohet që nuk ka drejtësi dhe absolutisht asnjë qytetar shqiptar, asnjë vajzë dhe asnjë nënë e re nuk ndihet e mbrojtur nga shteti. Nuk ndihet e mbrojtur nga masat që merren për to. Dhe prandaj ne jemi sot këtu. Edhe për vajzat dhe nënat e reja. Edhe për të rinjtë që po largohen çdo ditë. Edhe për ekonominë e rrënuar.

A ka ndonjë sot që të dali dhe të thotë që e kundërta nuk është kështu siç themi sot? A ka ndonjë sot të vijë të më thotë që ekonomia e çdo fundi të muajit në familjet shqiptare është për bukuri. Jo mor jo nuk është për bukuri dhe i refuzojmë show-t dhe propagandat e kryeministrit Rama që del nga një qytet në një qytet tjetër dhe propagandon sikur çdo gjë në Shqipëri është perfekte. Nuk mund është perfekte zoti kryeministër dhe prandaj ne e refuzojmë këtë qeveri e cila ka instaluar sistemin e antivlerave. Ka rikthyer modelin ku të rinjtë duhet të jenë transportues të drogës apo shitës të lëndëve narkotike për të qenë të suksesshëm. Çfarë është ky model? Nga e kemi marrë këtë model? Ne e refuzojmë këtë model. Dhe duam të ngremë një model të ri, një model vlerash ku demokracia punon për të gjithë. Një model ku ekonomia është për të gjithë shqiptarët. Një model ku të gjithë qytetarët kanë shanse të barabarta dhe mbi të gjitha ku vendi jonë një hap e më parë të jetë afër Bashkimit Europian. Nuk e pranojmë, do ta refuzojmë. Kemi ditë që kemi nisur protestat dhe do të vazhdojmë dhe nesër. Përsëri do të jemi këtu me më shumë të rinj duke i bërë thirrje të na bashkohen në qoftë se arsimi nuk është ai që mendojnë. Të na bashkohen shëndetësinë e rrënuar. Të na bashkohen për pasigurinë në shoqëri. Të na bashkohen për pasigurinë ushqimore apo për të gjitha problemet e tjera që në shtetin tonë janë probleme jashtëzakonisht shumë të theksuara, të instaluara nga një kryeministër antishqiptar.

Ta refuzojmë me protesta. Ta refuzojmë me çdo formë demokratike këtë kryeministër që çdo ditë po instalon një sistem i cili nukleare i shërben njerëzve të thjeshtë por i shërben një grushti njerëzish që i shërbejnë kryeministrit dhe qeverisë së tij të inkriminuar. Merre këtë biletë pa kthim Z. Kryeministër dhe largohu dhe mos u kthe më kurrë në Shqipëri. Nuk kanë pse të largohen qytetarët shqiptarë dhe të rinjtë nga Shqipëria. Largohu ti dhe qeveria jote e inkriminuar për të mos u kthyer më dhe për t’i hapur vendit një kapitull të ri. Një kapitull ku sistemi i vlerave dhe demokracia e barabartë për të gjithë të mbizotërojë dhe të jetë ai hap që do të na afrojë pranë Bashkimit Europian.