Floida Kërpaçi: Protesta e 27 janarit për një Shqipëri evropiane

69
Klaudia Malaj
Duket se protestat nuk kanë të ndalur dhe do vijojnë në ditët në vazhdim. Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi komenton protestën e 27 janarit si një sukses i cili do pasohet edhe nga protesta të tjera apo forma të tjera organizimi qytetarë. Këto organizime vetëm për të mirën e vendit deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Ikjet masive të të rinjve, mbylljet e vendeve të punës apo edhe largimi i shumë bizneseve nga vendi, ka revoltuar shqiptarët, të cilët iu bashkuan masivisht protestës nga opozita e bashkuar
A mendoni se e realizoi qëllimin protesta e 27 janarit? 
Protesta e 27 janarit u mbajt për shkak të padrejtësisë dhe pabarazisë që po shkatërron jetët e familjeve shqiptare. U bë kundër kësaj qeverie që nuk punon për njerëzit dhe për shkak të saj, populli sot e ka të pamundur të gjejë një vend pune të mirëpaguar, arsim cilësor apo kujdesin shëndetësor që kanë nevojë. Arroganca dhe keqqeverisja e Edi Ramës ka krijuar një ambient ku më shumë shumë shpresë kishin shqiptarët në vitin 1992 sesa sot në 2018, kur jemi një hap pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Shqiptarët e treguan më 27 janar që nuk e duan këtë qeverisje dhe që kërkojnë të merren masa ndaj kryeministrit dhe kabinetit të tij ministror që po mbjellin varfëri dhe jetë të vështirë për të gjitha familjet e ndershme që nuk kanë lidhje me botën e biznesit të krimit. Pjesëmarrja masive në atë protestë shënoi fillimin e një beteje që nuk përfundon derisa të rrëzohet ky sistem me në krye Edi Ramën, dhe përmes mjeteve demokratike të ngremë një sistem të ri, një qeveri të re që punon për njerëzit dhe garanton barazi e drejtësi sipas ligjit për të gjithë njësoj. Duhet të marrë fund kjo demokracia hibride e jofunksionale që klasa politike mban gjallë në vend, duhet të marrë fund skema ku përpara në jetë çajnë vetëm ata me lidhje apo ata me para. Protesta e 27 janarit është fillimi drejt ndërtimit të kësaj Shqipërie evropiane, me drejtësi, barazi, ekonomi, dhe mundësi te barabarta për të gjithë!
Protesta e 27 janarit pati suksesin dhe u realizua siç edhe u bënë premtimet. A do të ndiqet nga një protestë e dytë, apo vijimësi protestash? 
LSI vazhdon me intensitet aktivitetin e saj politik për t’i bërë ballë arrogancës dhe padrejtësive që prodhon qeveria Rama. Në parlament, në media, në çdo cep të vendit pranë qytetareve. Për ne ky është një mision kombëtar ku nuk ka vend për ndalim derisa të shembet sistemi që po mban në këmbë Edi Ramen e që po shtyp familjet, ëndrrat, shpresat e shqiptarëve. Ne jemi në gatishmëri të popullit dhe të qytetarëve shqiptarë qoftë për të vazhduar reagimin që kemi nisur prej kohësh, në mënyra të ndryshme, qoftë duke protestuar në shesh të gjithë bashkë dhe më tej.
Nën vëzhgimin tuaj sa aktivë ishin të rinjtë? 
Si deputete e parlamentit, por edhe si kryetare e forumit rinor te LSI unë gjendem çdo ditë në kontakt me të rinj e të reja. Fatkeqësisht rinia është duke u përballur vetëm me probleme e sfida të ndryshme në çdo fushë të jetës dhe ndaj duan të largohen nga vendi.

Problemi i kriminalitetit të qeverise është shume serioz dhe ndikon negativisht te rinia. Kriminaliteti i qeverisë shqiptare është bërë shkak që të frikësohen të gjithë ata investitorë të huaj të cilët mund të krijonin vende të reja pune. As koncesionet klienteliste që qeveria u jep miqve të saj, nuk prodhojnë vende pune sepse ato janë vetëm për të pasuruar miqtë e qeverisë e jo për t’i shërbyer vendit. Kjo është arsyeja pse rinia jone do të largohet nga vendi, kjo është arsyeja që po e mban peng vendin. Por, janë ata të cilët ngrenë më shumë zërin duke kërkuar të drejtën e tyre. Largimi për ta është detyrim jo dëshirë, e ndaj ishim me qindra e mijëra të rinj në shesh në 27 janar. Do të jenë akoma edhe më shumë nëse qeveria nuk reflekton, nëse nuk e kuptoi qartë mesazhin paralajmërues që qytetarët i dhanë atë ditë. 
Tarifat e shkollave të larta janë rritur në mënyrë marramendëse, ndërkohë që shteti paguan pedagogë dhe infrastrukturë. A do ndërmerrni protesta mbarë kombëtare me studentet nga e gjithë Shqipëria deri në heqjen e tyre?
Është e vërtet, tarifat janë shumë të larta dhe të papërballueshme nga familjet shqiptare dhe studentët të cilët as nuk arrijnë të punësohen dot. Ne jemi në mbështetje të çdo studenti për të marrë çdo masë që është e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë. Vetëm para pak ditësh ne organizuam takimin me çdo student pa dallim bindjesh politike për të ngritur problematikat e tyre ku tarifat ishin një nga çështjet e përmendura. Padyshim që do të vazhdojmë me reagimin tonë çdo ditë deri në zgjidhjen e tyre.